Mjekët tërheqin vëmendjen të tregoheni të kujdesshëm në drejtim të stilit
të jetës dhe rekomandimeve të mjekëve, në mënyrë që të mund të shmangni
rishfaqjen e sëmundjes. Por si mund të ndalohet rikthimi i sëmundjes dhe çfarë
këshillash mund t’u jepen këtyre personave gjatë kësaj periudhe të vitit? Ja
çfarë thotë në një intervistë për gazetën, mjekja reumatologe Aida Nica:
Doktoreshë, pse gjatë stinës së vjeshtës riaktivizohen rastet e
spondiloatrozave? Stina e vjeshtës përkon me ndryshimet klimaterike dhe rritjen
e nivelit të lagështirës në ajër. Kjo e fundit së bashku me ndryshimin e
presionit të ajrit, ndikojnë në ndryshimin e kripërave në kocka dhe për pasojë
dhe rishfaqjen e dhimbjeve. Megjithatë përveç efektit të klimës, në rishfaqjen
e dhimbjeve ndikojnë dhe një sërë faktorësh të tjerë, të tillë janë: ngritja e
peshave të rënda, mungesa e aktivitetit fizik, korrentet e ajrit etj.
Si
rishfaqet sëmundja? Fillimisht sëmundja fillon me kërcitjen e kockave, që
pason me dhimbjen që është dhe tipar dallues i sëmundjes. Përveç kësaj mund të
ndodhë të shfaqen probleme me ekuilibrin, gjë që zgjat pak sekonda dhe më pas
zhduket. Në të njëjtën kohë mund të shfaqet temperaturë lokale në vendin ku
shfaqet dhimbja.
Çfarë
ndërlikimesh mund të shfaqin? Kjo është një sëmundje degjenerative kronike dhe
qëllimi ynë është shmangia sa të jetë e mundur e përkeqësimit të saj. Megjithatë
ndër ndërlikimet që mund të shfaqen janë invaliditeti dhe pamundësia e
pacientit për të lëvizur dhe kryer një jetë normale. Çfarë rekomandohet për të
parandaluar rishfaqjen në këtë periudhë të vitit? Së pari, rekomandohet
eliminimi i faktorëve që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes.
Kështu,
së pari, rekomandohet kujdes gjatë sforcimeve fizike dhe ngritjeve të
peshave. Duhet treguar kujdes për mbajtjen nën kontroll të peshës trupore, që
të evitohet mbipesha, e cila është një faktor që ndikon në shfaqjen dhe
acarimin e sëmundjes.
Në
momentin që shfaqen dhimbjet, çfarë mund të përdoret për t’u qetësuar? Së
pari, mund të përdoren qetësues si: paracetamol, kodein etj., antiinflamator
josteroidë dhe qetësues për muskujt. Ndërkohë rekomandohet vendosja e akullit
dy herë në ditë, për nga 10 minuta në vendin ku shfaqet dhimbja.
Keshilla
• kujdes në ngritjen e peshave të
rënda • kujdes me korrentet e ajrit • përdorni medikamente antidhimbje dhe
antiinflamatore, kur ju shfaqen dhimbjet • eliminoni mbipeshën • mbanin nën
kontroll peshën trupore • bëni fizioterapi • shkoni në llixha • shkoni
rregullisht te mjeku specialist.