Ushtrimet bëjnë diçka të mahnitshme për shëndetin tuaj.
Ndoshta nuk është diçka që ju bën të çuditeni kur dëgjoni se ushtrimet
ndihmojnë që të leni duhanin dhe ndoshta qysh moti keni dëgjuar për këtë
dhe për pasojat e
duhanit. Por një studim që është bërë së fundi ka diçka më shumë për
të thënë. Ky studim nga Univerziteti Exter është unik në atë se tregon
efektet e ushtrimeve në imazhe të pirjes së duhanit. Vazhdojmë më tutje…
Studimi – i publikuar ne Revisten Addiction, ka shikuar 20
duhanpirës mesatarisht të rëndë. Duhanpirësit nuk kanë pirë duhan për 15
orë para testit.
- Të gjithë pjesëmarrësve u janë treguar imazhe që kanë të bëjnë me
pirjen e duhanit dhe imazhe neutrale para se ata ose bënin 15 minuta
qëndrim ulur apo ushtrime mesatare në biçikletë të palëvizshme.
- Më pas atyre prapë u janë treguar imazhet. Ekipi hulumtues ka
përdorë teknologjinë e fundit të përcjelljes së lëvizjeve të syrit. Ata
mundën të tregonin jo vetëm gjatësinë e kohës që njerëzit shikonin
imazhet që kishin të bënin me pirje të duhani por edhe se sa shpejtë
fotot me cigare arrinin të rrëmbenin vëmendjen e tyre krahasuar me
imazhet që skishin të bënin me pirje të duhanit.
- Studimi ka treguar një ndryshim prej 11% në atë se sa gjatë ata që
ushtronin kundrejt atyre që nuk ushtronin shikonin në imazhet që kishin
të bënin me pirje të duhanit.
- Gjithashtu, pas ushtrimeve, pjesëmarrësve iu duhej më shumë kohë që
të shikonin në imazhe që kishin të bënin me pirje të duhanit.
- Kështu pra ushtrimet duken të zvogëlojnë fuqinë e atyre imazheve që
të rrëmbejnë vëmendjen e atyre që ushtrojnë.
Shumë studime deri më tani kanë konfirmuar se ushtrimet mund të
zvogëlojnë dëshirën dhe përgjegjësin ndaj sinjaleve të pirjes së
duhanit, prandaj nëse dëshiron ta lësh duhanin ushtro.
A i ka ndodh dikujt nga ju që të përdor ushtrimet apo çfarëdo lloji
të aktivitetit fizik për të lënë duhanin?