Lajmet e fundit

06 / Mars / 2010

Ushtrimet bëjnë diçka të mahnitshme për shëndetin tuaj. Ndoshta nuk është d

Lexo më shumë...

Ku gjindemi ne?

Kliko këtu...

Spondiloartroza

03 / Mars / 2010

 

Spondiloartroza

Spondiloartroza është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore. I sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri në pjesën zverkore. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen. Ekzistojnë dy tipe të kësaj sëmundjeje.

 Spondiliatroza lumbare, e cila ka vetëm dhimbje të shpinës dhe ajo e qafës, spondiloartroza cervikale. Dhimbja mund të jetë fikse dhe pulsuese, zgjatja e saj, lokalizimi në varësi të kushteve që e favorizojnë ose në të kundërt e pushojnë. Domethënëse janë edhe përsëritjet dhe intensiteti i dhimbjes, i cili mund të jetë aq i lartë sa ta bëjë jetën e pacientit shumë të vështirë.

Spondiliatroza cervikale godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjën mes kokës dhe qafës. Shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth, ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet me emocionet intence. Dhimbjet në qafë, përveç se ka dëmtim të vertebrave, ka edhe shenja të tjera si dhimbje koke, marrje mendsh, humbje të ekuilibrit, mpirje të krahut, shtrëngime të gjoksit dhe vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje ndërmjet shpatullave.

Spondiloartroza lumbale shoqërohet me dhimbje të forta të shpinës, që nuk lejon të bëjë as lëvizjen më të vogël. I sëmuri duhet të qëndrojë në krevat të fortë në mënyrë që të mos lejohet përkulja e vertebrave, duke vështirësuar lëvizjen

 Shkaqet: Shkaku kryesor është dëmtimi i vertebrave të shtyllës kurrizore, Dëmtimi vjen për pasojë të ngritjes së peshave të rënda, qëndrimi për një kohë të gjatë përpara televizorit, lodhjet e tepërta fizike dhe streset psikologjike. Këshilla *Të qëndroni në një ambient të ngrohtë për qetësimin e muskulaturës së kurrizit. *Kryerja e terapive fizikale për largimin e dhimbjeve*

*Nëse dhimbjet janë shumë të forta atëherë nevojitet ndihma e mjekut. *Nëse nuk mund ta lëvizni kokën ose nuk mund të përkuleni duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku. *Të mos ngrihen pesha shumë të rënda. *Merruni me ushtrime gjimnastikore për mesin dhe ushtroni notin. Tenisi nuk është i rekomandueshëm. *Shmangni qëndrimet për një kohë të gjatë përpara televizorit, pasi çon në dëmtim të shtyllës kurrizore.

 Si ta kurojmë spondiloarthrozën,Spondiloartroza është kryesisht sëmundje që prek të gjithë ata njerëz që kanë punuar në fabrika, në minierë. Kjo pasi helmet me të cilat punohet zakonisht në të tilla vende shkaktojnë dëmtime të sistemit nervor, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore. Përpos këtij fakti, specialistët tregojnë se spondiliatroza është edhe shfaqje e gjumit të keq në mënyrë të vazhdueshme, si dhe shfaqje e dëmtimit të sistemit nervor. Madje kohët e fundit është arritur në përfundimin se edhe ata njerëz të cilët nuk i mbajnë shpatullat e tyre drejtë dhe kanë probleme me mënyrën e qëndrimit.

Terapia fizikake,masazhi dhe ushtrimet trupore ndihmojn në largimin e spondiloarthrozës. Ushtrimet aerobike dhe   fitnesi, janë një ndër aleatët më të mirë për të larguar sëmundjen e spondiliatrozës. Sipas specialistëve, çdo njeri duhet të bëjë të paktën 10 minuta ushtrime në ditë për të vënë në lëvizje muskujt e kokës, që kanë edhe lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore. Sipas specialistëve çdo mëngjes koka duhet të lëvizet mbi 20 herë majtas-djathtas, dhe qafa duhet të rrotullohet po kaq herë, dhe menjëherë pas ushtrimeve duhet të bëhet një dush me temperaturë normale. Të gjitha këto shërbejnë për të evituar dhimbjet nga spondiliatroza gjatë ditës

  Terapia kundër spondiliatrozës thellohet në teknikat e relaksimit, me anë të masazheve dhe psikoterapisë edhe pse nuk përjashton përdorimin e ilaçeve të rekomanduara nga mjeku, sidomos antidepresivët. Ndërsa ilaçet më të rënda këshillohen vetëm kur dhimbjet janë të padurueshme. Spondiliatroza është një defekt mekanik i vertebrave, që nuk riprodhohet, por qetësohet me mjekime e masazhe, banja termale, që në disa raste përmirësohet për disa javë, muaj apo vite. Rekomandohet kryerja e terapive fizikale 10-15 ditore ne qendra të rehabilitimit. Spondiloartroza cervikale e qafës dhe ajo lumbare e shpinës shpesh qetësohen dhe përmirësohen me bërjen e masazheve dhe fizioterapive, një seancë prej   2  orësh  që zgjat 10 deri në 15 ditë do t’u bënte shumë mirë dhimbjeve të shkaktuara.

Këshilla: Pas kryerjes së terapive fizikale sipas udhëzimeve të fizioterapetëve preferohet edhe vazhdimi i ushtrimev edhe në shtëpi sipas këtij udhëzimi: 1-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës 2-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturën e ujit mesatare 3-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë 4-Pirja e çajrave të ndryshme, veçanërisht me mente bën mirë për sëmundjen 5- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë 6-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës

 

 

 

 

Skema Anatomike

Kliko këtu...

Galeria

Kliko këtu...

Konsultim ONLINE

Kliko këtu...

Kontakti

Kliko këtu...

Copyright © 2008/2009 - Fiziomed - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Dizajnuar & Zhvilluar: DIZAJNSHQIP