Lajmet e fundit

06 / Mars / 2010

Ushtrimet bëjnë diçka të mahnitshme për shëndetin tuaj. Ndoshta nuk është d

Lexo më shumë...

Ku gjindemi ne?

Kliko këtu...

Aktiviteti fizik është i domosdoshëm për të patur një shëndet të mirë fizik dhe mendor.

06 / Mars / 2010

   


Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njerëzit që bëjnë rregullisht aktivitet fizik të moderuar, kanë më pak mundësi të preken nga sëmundjet kronike si diabeti tip 2, sëmundjet kardio-vaskulare, sëmundjet tumorale apo sëmundjet mendore.
Aktiviteti fizik i moderuar përfshin ecjen e shpejtë, vallëzim, punë në kopsht, punë në shtëpi, lojëra dhe sporte me fëmijë, mbajtja/lëvizja e ngarkesave më pak se 20 kg, etj.
OBSH-ja rekomandon së paku 30 minuta aktivitet fizik të moderuar gjatë 5 ditëve të javës. Sipas OBSH-së, \"kjo do të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, obeziteti, diabeti deri në 50% dhe do të zvogëlojë sëmundjen hipertensive dhe pasojat psikologjike të jetës sedentare si stresi, ankthi, depresioni etj\".
Ndërkohë, të ngasësh biçikletën, në vend të makinës, është një ndër aktivitetet që sjell shumë të mira për shëndetin, si fizkulturë kardiovaskulare, rrit forcën fizike, ekuilibrin dhe fleksibilitetin, si dhe djeg shumë kalori.
Ky aktivitet, sipas specialistëve të shëndetit, mund të bëhet nga njerëz të të gjitha moshave. \"Për të rinjtë lëvizja me biçikletë do të ishte perfekte për një trup të bukur dhe të shëndetshëm, ndërsa për më të moshuarit një sport ideal, pasi mosha nuk u lejon të kryejnë aktivitete më të rënda sportive\", thonë ata.
Specialistët pohojnë se është provuar që të ngasësh biçikletën ndikon në shëndetin mendor, pasi ul dukshëm stresin. \"Nëse keni vendosur të arrini në një destinacion të caktuar, kur të mbërrini do të ndiheni më të relaksuar dhe ekzaltuar se kurrë. Do ndiheni të lumtur për veten dhe botën që ju rrethon\", thonë ata.
Por, nga ana tjetër, të ngasësh biçikletën është më shumë sesa argëtim, pasi i sjell dhe shumë të mira komunitetit tuaj. Një biçikletë është një makinë më pak në rrugë, që do të thotë më pak zhurmë, që ndikon gjithashtu në shëndet, si dhe më tepër ndërveprim me njerëzit.
\"Por, t’i japësh biçikletës do të thotë t’i bësh një favor të madh mjedisit dhe njerëzimit, duke mos e ndotur me gazrat dhe vajrat aq të dëmshme për jetën tonë\", pohojnë më tej specialistët e shëndetit. Është i pamohueshëm fakti që të kesh një biçikletë do të thotë më shumë vende për parkim, por dhe më pak stres në kaosin e trafikut të mbingarkuar.

\"Por, t’i japësh biçikletës do të thotë t’i bësh një favor të madh mjedisit dhe njerëzimit, duke mos e ndotur me gazrat dhe vajrat aq të dëmshme për jetën tonë\", pohojnë më tej specialistët e shëndetit. Është i pamohueshëm fakti që të kesh një biçikletë do të thotë më shumë vende për parkim, por dhe më pak stres në kaosin e trafikut të mbingarkuar.

Skema Anatomike

Kliko këtu...

Galeria

Kliko këtu...

Konsultim ONLINE

Kliko këtu...

Kontakti

Kliko këtu...

Copyright © 2008/2009 - Fiziomed - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Dizajnuar & Zhvilluar: DIZAJNSHQIP