Ekspertët kritikojnë këpucët dhe sandalet moderne, duke u dhënë femrave disa
këshilla të vlefshme
Këpucët femërore të propozuara nga moda janë të
papërshtatshme për mirëmbajtjen e këmbëve. Ja se pse...
Sipas një sondazhi të një shoqërie amerikane, 6 në 10 gra u vjen turp prej këmbëve
të tyre, sepse i kanë të deformuara. Ekspertët
amerikanë kanë vendosur t’i ndihmojnë, duke u dhënë disa këshilla të
vlefshme. E para: sipas ortopedëve, edhe pse këpucët, apo sandalet që veshin
janë në modë, “prej tyre është mënyra më e mirë për të marrë infeksione dhe për
t’u vrarë”. Ka nga ata ortopedë që theksojnë se këpucët e larta nuk e lejojnë
këmbën të eci në mënyrë natyrale. Shpesh të gjitha vajzat janë të prirura të veshin
këpucët e gabuara: me këpucë të mira e të rehatshme evitohen kallot dhe për më
tepër këmbët janë të mbrojtura nga gërvishtjet dhe incidentet e vogla që
ndodhin gjatë ditës. “Të ecësh zbathur mbi rërë, apo mbi gurë të vegjël është
një ushtrim i mirë, sepse vihen në lëvizje të gjithë muskujt e këmbëve”,
thekson një mjek ortoped. Në të gjitha situatat e tjera, kryesore është
zgjedhja e këpucës së rehatshme. “Ato që bëjnë më shumë gabime në këtë drejtim janë
femrat, të cilat mbi gjithçka vënë pamjen estetike, duke lënë mënjanë rehatinë
e këmbës. Pikërisht për këtë, në 70% të rasteve janë femrat, më shumë sesa
meshkujt, që kanë probleme me këmbët”. Me sa duket beteja e ortopedëve është e
vështirë, sepse ata që e bëjnë ligjin nuk janë mjekët, por moda dhe stilistët. Nëse
do të
ishte e kundërta, takat e larta do të ishin zhdukur me kohë. Taka më e
përshtatshme për
këmbët tona është 3-4 cm. “Kjo lartësi ndihmon që pesha e trupit të mos peshojë
vetëm në një vend, por të shpërndahet mes shputës dhe thembrës. Takat e larta
dhe shumë të holla e shtyjnë këmbën përpara dhe e gjithë pesha bie mbi shputë,
duke u shkaktuar kështu dëme të mëdha muskujve të këmbës dhe shpinës. Edhe pse
shkaktojnë kaq shumë
dëme, stilistët vazhdojnë t’i propozojnë këto modele, sepse me to veshjet duken
më tërheqëse dhe femra duket më elegante. Për shkak të takave të larta, edhe
ecja është më e çekuilibruar, sepse pas çdo hapi trupi sforcohet për të gjetur
stabilitet në një pozicion
që nuk është natyror”. Dhimbja e shpinës, që mund të shfaqet kur mbahen takat e
larta, i detyrohet faktit që trupi duhet të përshtatet me një ekuilibër të ri.
Nëse kjo dhimbje
zhduket pas disa orësh, nuk është ndonjë sinjal alarmi. Gjithsesi, takat e
larta mund të shkaktojnë probleme edhe në shtyllën kurrizore. Kjo lloj këpuce
duhet të vishet vetëm me raste të veçanta dhe për disa orë, duke mos e bërë një
zakon të përhershëm. Edhe alerinët me këpucët
e tyre të sheshta nuk duhet t’I përdorin për një periudhë të gjatë, apo
të ecin me to gjatë gjithë ditës, sepse lodhin thembrat dhe mund të shkaktojnë
ënjtjen e këmbëve.
Përveç takave të larta, edhe sandalet dhe shapkat me gisht, që nga pamja e
jashtme duken mjaft komode, fshehin shumë gjëra. Këto lloj sandalesh dhe
shapkash mund të përdoren
nëpër pishina, ose plazhe. Përdorimi i tyre në qytet dhe ecja me orë të tëra
duhen shmangur medoemos. Ortopedët amerikanë theksojnë se kjo lloj sandaleje
nuk është e përshtatshme për këmbën gjatë ditës. Zakonisht këto lloj sandalesh
dhe shapkash janë të përbëra me materiale jo cilësore dhe mund të shkaktojnë
dhimbje kyçesh, thembrash dhe
ënjtje mes gishtave të këmbës. Më të papërshtatshme janë ato plastiket. “Mes
gishtit të pare dhe të dytë të këmbës ka arterie dhe muskuj nervorë që mund të
dëmtohen nga këto lloj shapkash, apo sandalesh dhe kryesorja nuk i mbrojnë
këmbët”. Shapkat me gisht
Preferohen më shumë nga vajzat, por duhen përdorur vetëm për plazh. Për pjesën
tjetër të
ditës duhen zgjedhur këpucë të rehatshme
SHAPKA
DEFEKTET Edhe pse janë shumë të
lehta, shollat nuk janë të përshtatshme
për harkun e këmbës
PROBLEMET Ënjtje këmbësh, lodhje të
thembrave
KUJDESI Nuk duhet t’i vishni për
rrugë të gjata, apo periudha të zgjatura
Duhet të zgjidhni modelet me taban të butë Të keni gjithmonë parasysh
që sholla të mos jetë shumë e përkulshme
SANDALE ME GISHT
DEFEKTET Mungesë mbështetjeje për
këmbën, mungesë mbrojtjeje
PROBLEMET Irritim mes gishtit të parë dhe të dytë, lodhje dhe ndrydhje
KUJDESI Duhet të shmangni materialet
plastike Nuk duhet të vishni
sandale apo shapka me një gisht, nëse udhëtoni për orë të tëra
KËPUCË BALETI
DEFEKTET Mungesa e takave I lodh më
tepër thembrat; materialet me të
cilat përbëhen mund t’i dëmtojnë këmbët
PROBLEMET
Lodhje, ënjtje të thembrave, ashpërsim
KUJDESI Nëse shapka
fërkohet pas këmbëve, duhen përdorur medoemos
antikallo; nuk duhet të vishen në rrugë të gjata
TAKAT E LARTA
DEFEKTET Nëse lartësia e takes e
kalon 5 cm, këmbët sforcohen, bariqendra
e trupit spostohet përpara
PROBLEMET Dhimbje të këmbëve dhe
shpinës, ndrydhje
KUJDESI Duhet të përdorni sandale me
takë 3-4 cm; nëse sandalja fërkohet
pas këmbës, përdorni antikallot e duhura; sandalet me taka të larta mos i
vishni çdo ditë;
përdorimi maksimal duhet të jetë 2-3 orë
SANDALE ORTOPEDIKE
DEFEKTET Bariqendra e trupit
spostohet përpara. Shpesh sholla e ul ndjeshmërinë
e këmbës në lidhje me terrenin
PROBLEMET Dhimbje shpine dhe kyçesh,
ndrydhje, dhimbje dhe ashpërsim të
tabanit të këmbëve
KUJDESI Nuk duhen veshur çdo ditë,
përdorini 2-3 orë; evitojini shollat plastike,
pasi nuk janë në gjendje të ndiejnë goditjet
ÇEKUILIBRI Takat e larta, përveç
problemit të deformimit, mund t’u shkaktojë dëme
muskujve dhe tendinave.Nëse përdorni këpucë të rehatshme, pesha e trupit
përhapet në të gjithë këmbën, pa sforcuar pjesë të ndryshme.
Kirurgjia estetike Për të ndjekur
modën, femrat “korrigjojnë” këmbët
Ashtu si zakonisht, tendenca e fundit vjen nga përtej oqeanit, pikërisht nga
Los
Anxhelosi dhe Nju Jorku. Moda e fundit, të cilës nuk mund t’I bësh bisht, nëse
do të jesh
“cool” siç thuhet sot, janë takat e larta që mbahen gjithmonë dhe kudo: në
zyrë, në festa me miqtë, në fundjavë. Një shembull? Victoria Beckham është
fotografuar në çdo
moment të ditës me taka të larta, të paktën 12 cm. Por si është e mundur ta
përdorë
këtë stil pa ndjerë dhimbje? Me siguri është një problem i vështirë, por ja
zgjidhja: ndërhyrjet periodike kirurgjikale në tabanin e këmbës. Ky lloj
“transformimi” trupor
(që kushton rreth 500 dollarë për një ndërhyrje) është i brendshëm: ndërhyrja
përsëritet
çdo 5-6 muaj, sepse materiali merret nga organizmi. Për të mbajtur sandale
elegante
e me gurë të çmuar, duhet të kesh këmbë dhe gishtërinj të bukur. Për t’i
rimodeluar
këto të fundit, nëse nëna natyrë nuk është treguar shumë bujare, të gjithë mund
t’i drejtohen kirurgjisë estetike, ku çmimi nuk i ka kalon tremijë dollarë.